Aktori i ‘Game Of Thrones’ ndërron jetë në moshën 36-vjeçare

16 Gusht 2023, 21:33| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 21:53

  • Share

Aktori Darren Kent, i njohur më së shumti për rolin e tij në 'Game Of Thrones' në rolin e një bariu, ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare pas një lufte të gjatë me probleme shëndetësore. 

Agjencia e tij, Carey Dodd Associates, njoftoi në Twitter për vdekjen e tij. 

Carey Dodd Associates është një agjenci inovative lider në Londër që përfaqëson aktorë dhe krijues në të gjithë industrinë, raportojnë mediat e huaja.

Ata shkruan: "Me pikëllim të thellë duhet t'ju tregojmë se shoku ynë i dashur Darren Kent ndërroi jetë. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen e tij në këtë kohë të vështirë".

Përveç rolit të tij në "Game Of Thrones", Kent luajti gjithashtu në serialin televiziv britanik "EastEnders".

Roli i tij i parë i rëndësishëm ishte në filmin horror "Mirrors" të vitit 2008. Së fundmi, ai portretizoi një kufomë të ringjallur në filmin "Dungeons & Dragons: Honor Among Thieves".

Kent përjetoi disa probleme kronike shëndetësore, duke përfshirë artritin, osteoporozën dhe një çrregullim të rrallë të lëkurës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?