Aktori Timothy Hutton

Aktori fitues i çmimit 'Oscar' akuzohet për abuzim seksual me një modele

3 Mars 2020, 14:39| Përditesimi: 3 Mars 2020, 14:48

  • Share

Aktori fitues i çmimit “Oscar”, Timothy Hutton është akuzuar për abuzim seksual me një ish-modele kur ajo ishte 14 vjeç.

Sera Johnston tha për BuzzFeed News se ishte sulmuar seksualisht nga aktori edhe pse ai e mohon këtë gjë.

50-vjeçari tha se sulmi i dyshuar ndodhi pasi ajo dhe dy mikeshat e saj u ftuan në dhomën e tij të hotelit në vitin 1983 në Kanada.

Ajo tha se Hutton ishte ulur pranë saj dhe se po e përkëdhelte po afrohej shumë.

Johnston tha që aktori, i cili ishte rreth 24 vjeç në atë kohë, i tha asaj që ajo do ta pëlqente atë.

"I tmerrshëm, i tmerrshëm, absolutisht i tmerrshëm”, u shpreh ajo.

Ish-modelja u shpreh se lëvizja "MeToo" e frymëzoi atë që të paraqiste problemin.

Aktori është shprehur se ka qenë shënjestër e modeles për të përfituar nga ai.

"Ajo kërcënoi që nëse nuk i plotësoja kërkesat e saj, ajo do të shkonte në shtyp me një pohim të rremë se unë e sulmova seksualisht atë 37 vjet më parë në Kanada", është shprehur ai.

Ish-modelja Sera Johnson

Komento

Komente

  • Erik: 03/03/2020 14:56

    Rreth 24 vjeç atehere + 37 vjet me pare, i bie qe aktori te jete 60+ vjeç tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?