Aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover viziton muzeun 'Gjergj Kastriot Skënderbeu' në Krujë

1 Maj 2023, 21:45| Përditesimi: 1 Maj 2023, 22:32

  • Share

Aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover ka vizituar ditën e sotme Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë.

Lajmi u bë me dije nga Muzeu Historik dhe Etnografik në Krujë me anë të një fotoje të postuar në faqen zyrtare të facebooku-t. Glover pasi ka vizituar muzeun ka parë edhe filmin e Skënderbeut i cili transmetohet në muze. Ai u shpreh i mahnitur nga historia e heroit kombëtar të shqiptarëve. 

Ka qenë bashkia Tiranë që i ka dërguar një ftesë produicentit të njohur i cili e ka pranuar me kënaqësi për të mësuar më shumë mbi heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe historinë e Shqipërisë.

Glover ka pasur një sërë rolesh në filma, skenë dhe televizion, dhe është më i njohur për rolin e rreshterit të policisë së Los Anxhelosit Roger Murtaugh në serinë e filmave aksion "Lethal Ëeapon", duke luajtur së bashku me Mel Gibson dhe Joe Pesci. Më vonë ai luajti edhe një herë me Gary Busey në filmin e suksesshëm Predator 2. Gjithashtu ka qenë producent në disa filma amerikanë të realizuar. 

 

 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?