Aktori Bujar Asqeriu merr titullin ‘Qytetar Nderi’ i Vlorës

24 Shkurt 2023, 22:45| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 23:30

  • Share

VLORË- Aktori Bujar Asqeriu ka marrë titullin ‘Qytetar Nderi’ i Vlorës. Menjëherë pas premierës në Vlorës të dramës ‘Gjaku i martirëve të Kombit’, aktori i mirënjohur është vlerësuar me titullin e lartë në prani edhe të drejtuesve të pushtetit vendor dhe deputetë të Vlorës.

Një titull i akorduar me vendim të këshillit të bashkisë Vlorë, ndërsa i është dorëzuar në skenë nga kryetari i bashkisë Vlorës, Dritan Leli. Pas emocioneve që kanë dhuruar për artdashësit, menjëherë pas shfaqjes aktori është shprehur si emocionuar duke pranuar se nëse një vlerësim i tillë e merr në qytetin e tij do të thotë se ka bërë diçka të mirë në karrierën e tij.

Emocione për rreth një ore e gjysmë kanë përjetuar artdashësit në një shfaqje që do të vijojë dhe në fundjavë në skenën e Teatrit ‘Petro Marko’.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?