Aktorët e Shkodrës protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar, drejtoresha e 'Migjenit': Na u vra shpresa, këta shembin edhe kisha e xhami (VIDEO)

18 Maj 2020, 11:42| Përditesimi: 18 Maj 2020, 13:14

  • Share

Aktorë të teatrit 'Migjeni' në Shkodër kanë dalë sot në protestë në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar ditën e djeshme. Me pankarta në duar ata lëshojnë mesazhe të tipit: 'Poshtë diktatura', 'Unë jam teatri', 'Trishtim kjo frikë', 'Shembët godinën jo Teatrin'.

"Na është ngulur thika pas shpinës. Një komb pa Teatër është destinuar të jetë një popull i shkelur. Çfarë tu them këtyre të rinjve? Unë kam menduar se ishin vetëm fjalë, por tani më del dhe në ëndërr prishja e Tetarit. Këta kanë forcën për të shembur edhe Kishën e Xhaminë. Do zoti që sa më shpejt shpresa të zgjohet. 

Kur të bëhet Teatri i ri nuk kam moshë për ta gëzuar. Nuk besoj se as rinia do ta gëzojë. Unë i dua edhe ata kolegë që ishin pro shembjes së Tetarit, se dhe atyre i është dhimbur shembja e tij pavarësisht se çfarë janë detyruar të thonë,"- shprehet drejtoresha e Tetarit Migjeni në Shkodër Rita Gjeka, gjithashtu aktore.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • teatri: 18/05/2020 15:57

    kte gocen me fustan jeshil them ta marrim Partizone

    Përgjigju
  • Tutu: 18/05/2020 12:25

    Pas politikes INJORANCA DHE IDIOTSIA pasks zene shume vend tek i ashtequajturi art.... artista qe as barsaleta nuk dijne me tregu...

    Përgjigju
  • tori: 18/05/2020 12:00

    Turp faqezezet artista krejtesisht perfaqesues politik te PD te Shkodres.Harruat se ju o maskarej e se bashku PD e bashkin e Shkodres e varroset si qen pa asnje nderim paraprak minimal artistin me te shquar shqiptar te satires te madhin e te paharrueshmin Tano Banushi.Protestoni per nje ndertese e ndertuar per te kenaqur epshet seksuale te ushtareve Italian qe u shndry ne kinema "kosova" ku u baheshin gjygjet e kundershtarve politik te Dulles e me vone u kthy ne godine te Teatrit Kombetar

    Përgjigju
  • Ke: 18/05/2020 11:55

    Mos moj po ju keni shembur cdo gje keni deri sa hspet depot e armave saluqi i shembu te gjithe e beri tiranen hale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?