Aktivitetet e kulturës sot: ‘Kozmos’ vijon në Tiranë me Jonian Ilias Kadesha! Nis Java Kulturore Japoneze! Buzi dhe Schenke ‘Në dialog me pikturën dhe qeramikën’

16 Tetor 2023, 13:47| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 14:46

  • Share

Festivali i Muzikës “Kozmos” vijon sot  në orën 19.00 pranë Universitetit të Arteve, nën drejtimin artistik të violinistit të njohur Jonian Ilias Kadesha.

Java Kulturore Japoneze nis sot me një ëorkshop në Universitetin e Arteve që mbahet prej orës 16.00 nga pianistja Aki Kuroda dhe kompozitori Yoichi Sugiama.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor Alternativ, shënon sot ditën e tretë në teatrin “Skampa” në Elbansan. Paraditja i dedikohet prezantimit të tri librave, ndërsa në orën 19.00 trupa e Kazakistanit mban shfaqjen “ Dasmë gjaku”.

Ekspozita personale e piktorit Gazmend Leka “Abel”,  pret vizitorët në galerinë “Fab” deri në 31 dhjetor.

Video, fotografi, performancë dhe instalacion, artistja Lori Lako trajton përvojën e depresionit në ekspozitën "Duke shkuar askund ngadalë" në galerinë "Bazament" në Tiranë, që qëndron e hapur deri në 31 dhjetor.

Vijon e hapur deri në 29 tetor në ‘Gallery 70” në Tiraë ekspozita “Në dialog me pikturën dhe qeramikën” që bën bashkë dy artistet Irena Buzi dhe Gabriela Schenke nga Gjermania.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?