Aktivitetet e kulturës sot: Nis Java Kulturore Amerikane! Gazmend Leka me ekspozitën “Abel” në FAB! Tek “Artet” filma nga “Dea Open Air”!

10 Tetor 2023, 13:16| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 14:36

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Nis nga sot Java Kulturore Amerikane. Me hyrje të lirë për publikun, do të shfaqet në orën 17.00 në Cineplexx filmi “Top Gun Maveric” me protagonist Tom Cruise, ndërsa po në këtë orë, në ‘American Corner’ pranë Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, për vogëlushët zhvillohet konkursi i artit të ricikluar.

2.            Çelet sot në orën 19.00 në Galerinë “Fab” në Tiranë ekspozita personale e piktorit Gazmend Leka “Abel”, e cila do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 31 dhjetor.

3.            Në kuadër të Festivalit  Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”  vijojnë të shfaqen deri në 12 tetor pranë Universitetit të Arteve një sërë filmash të përzgjedhur. Këtë mbrëmje në orën 18.00 jepet produksioni izraelit “ Touch me” me regji të Boris Kazhdan dhe më pas në orën 20.00 filmi amerikan “Out and about” me regji të Peter Callahan.

4.            Video, fotografi, performancë dhe instalacion, artistja Lori Lako trajton përvojën e depresionit në ekspozitën "Duke shkuar askund ngadalë" në galerinë "Bazament" në Tiranë, që qëndron e hapur deri në 31 dhjetor.

5.            Vijon e hapur deri në 9 dhjetor në Qendrën Kulturore të Artit Bashkëkohor ‘Harabel’ ekspozita ‘E gjithë drita që nuk mund të shohim’ e piktorit bashkëkohor Ali Oseku.

6.            Pret vizitorët deri në 15 tetor në Galerinë e Artit të Pogradecit në ekspozitën "Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj" të kuruar nga Suzana Varvarica. Veprat janë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Artit.

7.Çelet sot në orën 19.00 në ‘Gallery 70” në Tiraë ekspozita “Në dialog me të pikturuarit dhe qeramikën” që bën bashkë dy artistet Irena Buzi dhe Gabriela Schenke nga Gjermania.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?