Aktivitetet e kulturës sot: Andia Xhunga, komedi në Amfiteatër! ‘Këndo një këngë me mua’ në Lice! ‘Dasma Shkodrane’ në Korçë! Në Konispol, panair për traditën çame!

6 Tetor 2023, 11:05| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 12:54

  • Share

1.Komedia "10 vjet martesë" me autor Alil Vardar dhe regji të Andia Xhungas shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë.

2.Nën drejtimin artistik të muzikantit Robert Bisha, festivali "Me këndu zërin" vijon sot në orën 20.00 në Teatrin "Metropol" me të ftuar John De Leo Trio.

3.Në kuadër të Javës Gjermane mbahet sot në orën 19.00 në sallën Tonin Harapi të Liceut Artistik në Tiranë koncerti klasik "Këndo një këngë me mua", me artistë të përzgjedhur.

4.Koreografi i njohur nga Valencia, Marcos Morau, sjell baletin 'Sonoma' edhe sot në orën 19.00 Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Dancit në Tiranë.

5.Drama "Vojcek" e Georg Büchner, me një kast të përzgjedhur aktorësh e regji të Kuniaki Ida-s, vijon deri të dielën në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar në ArTurbina.

6.Dasma shkodrane, si "Nji trashigim i të parve t'anë" shpaloset sot në orën 18.00 në Pazarin e vjetër në Korçë në një mbrëmje mizkore që do të sjellë kulturën e harenë e Shkodrës, në drejtimin artistik të Lorenc Radovanit.

7.Simfonia nr.40 e Mozart dhe Simfonia nr.5 e Beethoven luhen sot në orën 19.00 në teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, nën drejtimin e Laert Qazimit dhe Harlen Nikollit.

8.Në qendër të Konispolit, sot në orën 18.00 në një panair të dedikuar prezantohen veshjet popullore, kulinaria dhe tradita e krahinës së Çamërisë, si pjesë e projektit ‘Në mënyrë digjitale zhytu në kulturë, vishu dhe kërce me kostumin popullor’.

9.Nga sot në orën 20, për tri net radhazi në Qafën e Pazarit në Gjirokastër mbahet fundjava Amerikane. Këtë mbrëmje performojnë Dj Ledi, Altin Goci &Band si dhe Rubin Kaso &Friends.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?