Aktivitetet e kulturës sot: Tek Amfiteatri hitet e ‘ABBA-ve’, komedia muzikore nga Altin Basha! Një film dedikuar natyrës shqiptare, premiera tek Ambasada Gjermane

25 Korrik 2023, 11:08| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 12:15

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Mbahet sot dhe nesër në orën 21.00 në Amfiteatrin e Tiranës komedia muzikore “Mamma mia”, një muzikal ‘live’ i bazuar mbi hitet e ABBA-ve, me regji të Altin Bashës dhe një kast të përzgjedhur aktorësh.

2.            Shfaqet sot në orën 20.00 në oborrin e rezidencës së Ambasadës Gjermane në Tiranë premiera e filmit “Rugged ëorlds and ëild beauty: Albania” me regjisor Jeremy Fekete, që ka në fokus natyrën shqiptare nga alpet në bregdet.

3.            Vijon të shfaqet sot në orën 20.30, në Amfiteatrin antik të Durrësit komedia “Të prezantoj babain” me regji të Adelina Muçës dhe një kast të përzgjedhur aktorësh.

4.            Me 8 vepra të piktorit Edi Hila dhe kurim të studiuesit Zef Paci, ekspozita “Territore të përvojave të jetuara” pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 10 gusht.

5.            Ekspozita “Darka e parë” e artistes Joana Dhiamandi e kuruar nga artisti Sead Kazanxhiu qëndron e hapur deri në 15 shtator në Parking Art Gallery pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare në Tiranë.

6.            Pret vizitorët deri në 11 shtator në galerinë e artit “Zeta” projekti “Manifesto i dezertimit” i DebatikCenter.

7.            Në bashkëpunim me Arkivën e Maqedonisë së Veriut, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër vijon e hapur deri në 5 nëntor ekspozita me fotografi të vëllezërve Janaki e Milton Manaki, e kuruar nga Luçjan Bedeni.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?