Aktivitetet e kulturës sot: Shfaqja ‘Zot’, 2 ditë audicione për aktorët! ‘Projektet për Tiranën’ dhe ‘Shpagimi i diellit’ me art në COD

12 Qershor 2023, 10:55| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 15:15

  • Share

Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” mban sot dhe nesër,  nga ora 16.00 në orën 19.00, audicione për aktorë nga mosha 22-35 vjeç në shfaqjen “Zot” me autor Woody Alen e regji të Flobensa Bezati.

Pret vizitorët deri në 9 korrik në Qendrën për Hapje dhe Dialog ekspozita me titull: “How to pay back the sun?”  nga artisti bashkëkohor gjerman Dennis Buck.

Ekspozita laboratorike e artistit Driant Zeneli, “Ujërat e turbullta” , ku rrëfehet historia e biologes Sabiha Kasimati, qëndron e hapur deri në 17 qershor në qendrën e artit “Agimi”.

30 punime në pikturë të artistit Gjergj Meta sjellin në Galerinë e Artit Tiranë deri në 14 qershor, “Urat” si mjet lidhës fizik e shpirtëror.

Traumat, lutjet dhe ëndrrat e vogëlushëve në rrethana sulmesh e bombardimesh. Ekspozita me 40 punim e “Fëmijëve të Luftës” në Ukrainë qëndron e hapur në Galerinë e Artit Tiranë deri në 15 qershor.

Ekspozita “Projekte për Tiranën” e çelur sot në hollin e Teatrit të Operas në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës qëndron e hapur deri në 16 qershor nga ora 10.00 në orën 17.00.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?