Aktivitetet e kulturës sot: Sheshi 'Skënderbej' si arenë e lojërave të fëmijërisë! Cirku në Durrës me numra spektakolarë! Tek 'Migjeni' Festivali i Fëmijëve

5 Korrik 2023, 11:32| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 11:46

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni gjatë ditës së sotme në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Nga ora 18.00 deri në orën 22.00 sheshi “Skënderbej” do të shndërrohet në një arenë të lojërave popullore. Aktiviteti që iu rikthen tek lojërat me llastik, pafka e topa djegësi mbahet nga Tirana Ekspres.

2.            Trupa e Cirkut Kombëtar vijon shfaqjet në rrethe. Mban sot në orën 20.30 në sheshin “Liria” në Durrës një sërë performancash argëtuese, me numra akrobatikë, xhonglërimi, ekuilibri e klounada.

3.            Në kuadër të Javëve Kulturore, “Net të kinemasë spanjolle” shfaq sot në orën 21.00 tek “Reja” në Tiranë filmin e nominuar me disa ccmime prestigjiose “15 vjet dhe një ditë” me regji të Gracia Querejeta.

4.            Vijon sot në orën 20.30 në teatrin “Migjeni” në Shkodër mbrëmja e dytë e  edicionit të ’61 të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

5.            Mbahet sot në orën 12.00 në Akademinë e Shkencave një mbledhje ceremoniale, për zgjedhjen e tri anëtarëve të jashtëm, akademikëve Mehmet Kraja, Sabri Hamiti dhe Fejzullah Krasniqi.

6.            Vijon e hapur deri në 9 korrik në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita “Si ta shlyej diellin” e artistit Dennis Buck.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?