Aktivitetet e kulturës sot: Roza Anagnosti, 80-vjetori në Millennium! Në Opera ‘Stabat mater dolorosa’!  Premiera e Vasil Toles pranë Katedrales! Tek ‘Artet’ Trio Klavis! 

27 Tetor 2023, 12:14| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 14:42

  • Share

Me rastin e 80-vjetorit të ikonës së kinematografisë Roza Anagnosti, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit mban sot në orën 16.30 një ceremoni në nder të saj në Kinema Millennium, pas të cilës do të shfaqet edhe filmi i restauruar “Mësonjtorja”.

Jetësohet sot dhe nesër në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit himni i krishterë me vajtimin e Shën Mërisë, për të birin, Krishtin. Koncerti simfonik "Stabat mater dolorosa". 

Nga sot për tri ditë radhazi  në orën 19.00 rikthehet në Teatrin Kombëtar shfaqja “Ëndrra ime, Rina" me autor Pëllumb Kullën dhe regji të Spiro Dunit.

Performohet sot në orën 19.00 në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse premiera botërore e koncertit për violinë dhe orkestër, e kompozuar nga Vasil Tole. 

Historia e dashurisë së Donikës dhe Arturit dhe në mes pengesa nga e kaluara, shfaqja “Vazoja” me autore Fatbardha Zyberin dhe regji të Elona Hysenit vijon të shfaqet çdo mbrëmje në orën 19.00 deri në 29 tetor. 

Në kuadër të Javës Kulturore ccelet sot në orën 17.30 në galerinë “Zeta” në Tiranë, ekspozita “Midissage” e artistit Florian Sorgos. Ndërsa në orën 19.00 Trio Klavis performon në festivalin “Balkan Contemporary Music” në sallën e koncerteve të Universiteit të Arteve. 

Premiera “Vizita” përshtatur nga autori anglez Herbert Wells dhe me regji të Davide Iodice,  jetësohet sot në orën 19.00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër. 

Komedia “10 vjet martesë” me autor Alil Vardar dhe regji të Andia Xhungas vijon të shfaqet nga sot në orën 19.00 për tri net radhazi në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?