Aktivitetet e kulturës sot: Pranë Politeknikut festa e ‘Hemingway Jazz’! Eda Zari në Festivalin e Porto Palermos! Arkiva e fotografëve Manaki tek ‘Marubi’

21 Korrik 2023, 12:25| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 12:43

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.            Me 8 vepra të piktorit Edi Hila dhe kurim të artistit Zef Paci, ekspozita “Territore të përvojave të jetuara” pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 10 gusht.

2.            Nga ora 19.00 pranë Oborrit të Universitetit Politeknik të Tiranës nis festa e mbrëmjes së fundit të edicionit të 10-të të Hemingëay Jazz Festival.

3.            Ekspozita e veçantë “Darka e parë” e artistes Joana Dhiamandi qëndron e hapur deri në 15 shtator në Parking Art Gallery pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare në Tiranë.

4.            Çelet sot në orën 19.00 tek “Reja” në Tiranë, një ekspozitë që evidenton pikat e takimit por edhe veçantitë e dy qyteteve, Tiranës dhe Lodit të Polonisë, me piktura, grafika dhe videoart.

5.            Festivali i Porto Palermos, i mbajtur nga violinisti i njohur Olen Cesari, vijon të mirëpresë artistë të përzgjedhur vendas e të huaj. Mbrëmjen e sotme në orën 20.00 në Kalanë e Ali Pashës do të performojë këngëtarja Eda Zari me kuartetin ‘AJS’.

6.            Në kuadër të “Varg Festival” të mbajtur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, këtë mbrëmje në orën 19.00 në Torrën Veneciane e ftuar do të jetë shkrimtarja Flutura Açka.

7.            Në bashkëpunim me Arkivën e Maqedonisë së Veriut, çelet sot në orën 20.00 në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër një ekspozita me materiale të fotografëve Janaki e Milton Manaki, e kuruar nga Luçjan Bedeni.

8.            Mbahet sot në orën 20.00 në Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat shfaqja “Eja të luajmë me kukulla”.

9.            Nis nga sot për tri mbrëmje radhazi në Kullën e Inglizit në Shkodër edicioni i shtatë i “Za Fest” mbajtur nga muzikanti Vlashent Sata.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?