Aktivitetet e kulturës sot: Nis te 'Agimi' Festivali i Filmit Japonez! Ekspozitë për Italo Calvinon në Qendrën e Librit! Eksperimentali me ‘Tirana my Rhythm'

17 Tetor 2023, 13:23| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 13:42

  • Share

Në kuadër të Javës Kulturore Japoneze mbahet sot në orën 18.00 në Qendrën e Artit “Agimi” ceremonia hapëse e Festivalit të Filmit Japonez, që më pas vijon me shfaqjen e produksionit “Samurai Cat”(me regji të Takeshi Ëatanabe dhe Yoshitaka Yamaguchi).

Projekti “Tirana my rhythm” i Gulio De Leo sjell sot në orën 20.00 në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” një tjetër koreografi danci, ku kërcimi modern e ai tradicional harmonizohen me  fotografi e video.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Italo Calvino çelet sot në orën 17.00 në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit ekspozita “Përsosmëri italiane”.

Festivali i Muzikës “Kozmos” vijon sot  në orën 19.00 pranë Universitetit të Arteve, nën drejtimin artistik të violinistit të njohur Jonian Ilias Kadesha.

Nis sot edicioni i katërt i “Queer film marathon Tirana 2023”. Në ceremoninë hapëse që mbahet në hotel “Rogner” në orën 18.00 do të ketë artistë të ftuar si Rosela Gjylbegu, Ema Andrea e Kamela Islamaj.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor Alternativ, vijon në teatrin “Skampa” në Elbasan. Në orën 18.00 çelet ekspozita fotografike “Fokus” nga Abren Aliaj, ndërsa në orën 19.00 mbahet shfaqja “Nga e enjtja në të enjte” me autor Aldo de Benedetti dhe regji të Milto Kutalit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?