Aktivitetet e kulturës sot: Nga teatri në ‘Pazar të vjetër’, Korça në festën e ‘Mik festival’! Aromë poezie, në shëtitoren e Sarandës me Odise Koten!

28 Korrik 2023, 13:46| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 14:38

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në

1.            Edicioni i 6-të i ‘MIK festival’ nis sot në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë me homazhin e Inva Mulës, Ramona Tullumanit e Ingrid Pulizos ndaj ‘Muzës së parë’ sopranos Jorgjia Truja. Ndërsa në orën 21.30 festa vijon tek “Pazari i vjetër” me “Aromë greke”, me këngëtaren deputete Kalliopi Vetta.

2.            “Varg Festival” i mbajtur nga Qendra Kombëtare dhe Leximit vijon në Sarandë. Sot në orën 19.00 pranë bustit të Tre Heronjve në shëtitore mbahet mbrëmja letrare dedikuar krijimtarisë poetike të autorit Odise Kote.

3.            65 muzikantë të rinj nga 15 shtete, nis nga nesër në orën 21.00 në Amfiteatrin e Durrësit ngjarja e madhe muzikore  e udhëhequr nga dirigjenti Desar Sulejmani “Western Balkans Youth Orchestra”.

4.            Nga vendlindja në tematika globale, 8 vepra të piktorit Edi Hila realizuar prej periudhës pandemike, qëndrojnë të ekspozuara në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 10 gusht si  “Territore të përvojave të jetuara” të kuruara nga studiuesi Zef Paci.

5.            Në qoshkun ekspozitor të Komitetit për Pakicat Kombëtare në Tiranë, në Parking Art Gallery, artistja Joana Dhiamandi fton vizitorët deri në 15 shtator në ekspozitën “Darka e parë”, të mbajtur nën kujdesin kuratorial të Sead Kazanxhiut. 

6.            Histori dhe etngografi e dokumentuar përmes fotografive të vëllezërve Manaki. Ekspozita e rrallë e çelur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër në bashkëpunim me Arkivën e Maqedonisë së Verit, qëndron e hapur deri në 5 nëntor.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?