Aktivitetet e kulturës sot: Koncert për 20-vjetorin e lumturimit të Shën Terezës! Rikthehet Artan Imami me komedi në ArTurbina! “Shënime video” në COD

19 Tetor 2023, 11:59| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 12:51

  • Share

Mbahet sot në orën 19.00 në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Ortodokse koncerti “Tre tenorët” në kuadër të 20-vjetorit të lumturimit të Shën Terezës.

Komedia premierë "Nuk duhet ta thoshe" me autore Salome Lelouch, nis nga sot në orën 19.00, për katër ditë radhazi në Teatrin Kombëtar. I asistuar në regji nga Florenca Bellova, Artan Imami interpreton në skenë me aktorët Luli Bitri dhe Enerest Dalipaj.

Me shfaqjen "The down of time" koreografi Blenard Azizaj ul siparin e Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit sot e nesër në orën 19.00 në Teatrin e Operas.

Në kuadër të Javës Kulturore Japoneze shfaqet sot në orën 19.00 në Qendrën e Artit "Agimi" filmi "Million dollar smash and grab” i regjisorit Suzuki Seijun.

Takimi i dytë i ciklit "Shënime video", i projektit të Institutit Italian të Kulturës, të kuruar nga Stefano Romano vijon sot në orën 18.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në kryeministri me prezantimin e  videos "Nysferatu-Simfonia e një shekulli" të artistit Andrea Mastrovito.

Mbahet në orën 19.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan shfaqja “Hapësira ndërmjet vetes dhe të tjerëve” nga Artan Ibërshimi, si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor Alternativ, që ul siparin këtë mbrëmje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?