Aktivitetet e kulturës sot: Edi Hila, ekspozitë në Kryeministri! ‘Humus’ i Julind Dervishit, trupa baletit në Amfiteatrin e Durrësit! Shfaqje me kukulla në Golem

13 Korrik 2023, 12:39| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 14:48

  • Share

Në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit performon këtë mbrëmje në orën 20.00 Kuarteti i Harqeve të orkestrës simfonike të Malit të Zi me pjesë nga Ludëig van Beethoven dhe të Jozef Haydn.

Çelet sot në orën 19.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ekspozita “Territore të përvojave të jetuara” nga artisti Edi Hila nën kujdesin kuratorial të Zef Pacit.

Vijon sot në orën 20.30 pranë instalacionit “Reja” në Tiranë, Festivali i muzikës “Gjon Mili, Jazz & Blues”, me artistë të njohur vendas e të huaj.

Pret vizitorët në galerinë “Fab” ekspozita “Qeramika Atelie”  me punime të studentëve të talentuar të Fakultetit të Arteve dhe e kuruar nga Blerina Pagria dhe Ergys Krisiko.

Tek Bunkeri në Tiranë vijon seria e takimeve për “Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore”. Sot në orën 19.00 i ftuar do të jetë arkitekti dhe specialisti i trashëgimisë kulturore Kreshnik Merxhani.

Në Shtëpinë Studio “Kadare” në kuadër të takimeve letrare për “Marrëdhëniet Letrare Shqiptaro-Çeke”, do të jetë i ftuar sot në orën 19.00 studiuesi Premysl Vins, i specializuar në Historinë dhe Letërsinë Shqipe.

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë mban sot në orën 19.00 te “Meteori” në Pedonale të qytetit të Golemit, shfaqjen me kukulla “Tre derrkucët” me regji të Shegushe Bebetit.

Me koreografi të Julind Dervishit trupa e baletit të Teatrit të Operas mban sot në orën 20.00 në Amfiteatrin e Durrësit baletin kontemporan “Humus”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?