Aktivitetet e kulturës sot: E mërkura në Jazz, në Opera me 'Standarde Ideale'! Kinemaja japoneze te 'Agimi'! Elbasani me Festivalin Alternativ të Teatrit Bashkëkohor

18 Tetor 2023, 11:11| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 12:52

  • Share

Vijon në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit “E mërkura në jazz”. Mbahet sot në orën 20.00 në bashkëpunim me artistë të konservatorit të Potenzias “Carlo Gesualdo” koncerti “Ideal Standards” me një repertor të pasur me traditën afrikano-amerikane.

Në kuadër të Javës Kulturore Japoneze shfaqet sot në orën 19.00 në Qendrën e Artit “Agimi” filmi “The man with a shot-gun” me regji të Seijun Suzuki.

Projekti “Tirana my rhythm” i Gulio De Leo ndal sot në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korccë, me performues Mariel Brahimllarin, Valentina Mytevelin dhe Semela Skënderasin.

Vijon në teatrin “Skampa” në Elbasan Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor Alternativ. Prej orës 10.00 mbahet një ëorkshop nga regjisori Jerzy Zon, i cili në orën 18.30 në sheshin “Gensher” mban  shfaqjen “Arkadia” me trupën e teatrit “Kto-Krakov” të Polonisë. Ndërsa në orën 20.00  mbahet shfaqja “Agnes- Gruaja e Uilliam Shekspir” me regji të Nevena Miteva nga teatri bullgar “Tears &Laughter”.

Me 28 imazhe fotografike të shkrepura gjatë izolimit të Covid-19, ekspozita personale e Florina Shanit pret vizitorët përgjatë kësaj jave në galerinë “Oda” në Shkodër.

Nga nesër në orën 19.00, për katër ditë radhazi në Teatrin Kombëtar shfaqet komedia premierë  “Nuk duhet ta thoshe” , nga Salome Lelouch me regji nga Artan Imami dhe Florenca Bellova. Artisti luan në skenë me aktorët Luli Bitri dhe Enerest Dalipaj.

Koregorafi Blenard Azizaj ul siparin e Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor me shfaqjen “The Doën of Time” që do të mbahet në 19 dhe 20 tetor në orën 19.00 në Teatrin e Operas.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?