Kopertina e emisionit 'Ciceron'

Aktivitetet e kulturës sot: 'Callas e Onassis', edhe sot ne Opera historia e sopranos ikonë dhe miliarderit grek

9 Tetor 2023, 11:00| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 11:24

  • Share

"Callas e Onassis", historia e ikonës së muzikës klasike dhe miliarderit grek, jetësohet edhe sot në orën 20.00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit përmes muzikalit të kompozitorit Christos Papageorgiou, në bashkëpunim me Operën e Varnës.

Video, fotografi, performancë dhe instilacion, artistja Lori Lako trajton përvojën e depresionit në ekspozitën "Duke shkuar askund ngadalë", që qëndron e hapur deri në 31 dhjetor në galerinë "Bazament" në Tiranë.

Vijon e hapur deri në 9 dhjetor në Qendrën Kulturore të Artit Bashkëkohor ‘Harabel’ ekspozita ‘E gjithë drita që nuk mund të shohim’ e piktorit bashkëkohor Ali Oseku.

Pret vizitorët deri në 15 tetor në Galerinë e Artit të Pogradecit në ekspozitën "Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj" të kuruar nga Suzana Varvarica. Veprat janë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Artit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?