Aktivitetet e kulturës sot: Art e traditë, 9 ansamble vallesh sot në Amfiteatër! Joana Dhiamandi fton vizitorët në “Darkën e parë”! Teatri i Kukullave, sot në Orikum!

17 Korrik 2023, 14:19| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 14:39

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.     Me 8 vepra të piktorit Edi Hila dhe kurim të artistit Zef Paci, ekspozita “Territore të përvojave të jetuara” vijon e hapur për publikun deri në 10 gusht.

2.     Festivali Ndërkombëtar i Folkut në Shqipëri sjell nga sot në orën 20.30, për katër net radhazi në Amfiteatrin e Tiranës 9 ansamble vallesh nga bota e rajoni që do të shpalosin përmes dancit ngjyrat e artit dhe të traditës.

3.     Vijon e hapur  në galerinë “Fab” ekspozita “Qeramika Atelie”  me punime të studentëve të talentuar të Fakultetit të Arteve dhe e kuruar nga Blerina Pagria dhe Ergys Krisiko.

4.     Ekspozita e veçantë “Darka e parë” e artistes Joana Dhiamandi qëndron e hapur deri në 15 shtator në Parking Art Gallery pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare në Tiranë.

5.     Teatri i Kukullave ndal këtë mbrëmje në orën 19.00 në sheshin e Bashkisë Orikum, ku do të mbajë shfaqjen për fëmijë “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”, me regji të Aldjon Matarngasit dhe interpretim të Jorida Metës.

6.     Me pjesëmarrjen e veçantë të poetes e politikanes, Sibel Halimi, Festivali i poezisë “Varg” mbajtur nga Qendra e Librit dhe Leximit nis nga nesër në orën 19.00, për katër net radhazi në Torrën Veneciane.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?