Aktivitetet e kulturës sot: Gjollma, Rudi dhe Eski, 3 artistë shqiptarë në Ambasadën Gjermane! Frida Kahlo, në Tiranë një Festival me emrin e artistes

25 Tetor 2023, 12:37| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 15:38

  • Share

Në takimin e radhës të ciklit "Forumoteka" shfaqet dhe diskutohet sot në orën 11.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog filmi “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” me regji të Gentian Koçit dhe producente Blerina Hankollarin.

Është ccelur në galerinë ‘NAN’ në Tiranë ekspozita “Kur era thërret luftë” me autor Enri Canajn dhe kurim të Qendrës Bashkëkohore të Artit “Harabel”.

Mbahet sot në orën 19.00 në Sallën e Ambasadës Gjermane mbrëmja muzikore “Kontrapunkti, energjia e tingullit” me artistët Marin Gjollma, Elvis Rudi dhe Kleidi Eski.

Në kuadër të Tetorit të Librit prezantohet sot në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit botimin “Premtimi është premtim” të autorit kinez Huang Chengëei ku marrin pjesë autorë, studiues dhe ambasadori i Kinës në Shqipëri Ëang Dexin.

Ccelet sot në orën 18.00 në Galerinë e Artit në Tiranë, Festivali Ndërkombëtar i Artit të Grave “Frida”.

Në kuadër të Javës Kulturore të Kombeve të Bashkuara mbahet sot në orën 12.30 në sheshin përpara bashkisë Shkodër një shfaqje teatrale me kukulla mbi edukimin, imunizimin dhe mirëqenien.

Me 51 piktorë nga 15 shtete, ccelet sot në orën 19.00 në teatrin "Andon Zako Ccajupi" në Korccë, Kolonia Ndërkombëtare “Ditët e Mios”, pranë Shtëpisë Muze të piktorit Vangjush Mio.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?