Aktivitetet e kulturës sot: Anilda Ibrahimi në Shtëpinë e Evropës! Java e Kombeve të Bashkuara, koncert dhe performancë në sheshin “Skënderbej”!

24 Tetor 2023, 11:37| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 13:46

  • Share

Instituti Italian i Kulturës organizon sot orën 18.00 në Shtëpinë e Evropës takimin e katërt të ciklit “Me fjalë të tjera”, me të ftuar shkrimtaren Anilda Ibrahimi.

Në kuadër të Javës Kulturore të Kombeve të Bashkuara mbahen sot në Sheshin Skënderbej një sërë aktivitetesh kulturore. Në orën 12.00 çelet ekspozita “Rrugëtimi i OKB-së dhe Shqipërisë”, ndërsa nga ora 16.30 do të mbahen performanca dhe një koncert artistik.

Me rastin e 100-vjetorit të kompozitorit Simon Gjoni mbahet sot në orën 18.00 pranë Liceut Artistik një koncert në nder të tij, dhe më pas për të pranishmit do të dhurohen librat e tij.

Numra akrobatik dhe iluzione magjike, cirku “Colorado” nga Dibra e Madhe fton sot në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” vogëlushë e familjarë në një mbrëmje argëtuese.

Në kuadër të “Queer Film Marathon Tirana” qënron e hapur deri në 28 tetor në Qendrën e Artit Agimi ekspozita fotografike ‘Trans Balkan’ me autor Aleksandër Crnogorac.

Korça feston sot për 79-Vjetorin e Çlirimit. Banda e Qytetit mban paradën para teatrit “Andon Zako Çajupi” në orën 9.30, ku më pas ëhstë organizuar një ceremoni solemne dhe koncert festiv.

Është çelur në galerinë “Oda” në Shkodër ekspozita personale “Melodi e heshtun” me 42 punime të Frida Selfos.

Fotografi dhe specialisti gjerman Maximilian Zeitler mban sot në Muzeun Marubi në Shkodër një takim mbi procesin fotografik 170-vjeçar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?