Aktivitetet e kulturës: Redi Hasa në ‘Metropol’! Nis Java Hungareze, në Opera 'Muzikë nga vitet'! ‘E kuqe e errët’ me Mariel Brahimllarin në Korçë

2 Nëntor 2023, 11:02| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 12:24

  • Share

Violonçelisti Redi Hasa prezanton sot në orën 19.00 në Teatrin Metropol albumin e tij të dytë si solist “My Nirvana”, i shoqëruar nga muzikanti Valerio Daniele. Festivali i kuruar nga Rubin Beqo mbahet në kuadër të ‘Metrosound’.

Ventrilokuistja Arieta Dhimba mban nesër në orën 19.00 në teatrin ‘Arturbina’ shfaqjen “Kush foli’.

Koncerti ‘Muzikë nga vitet e stuhishme’ sjell sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas, muzikë nga artistët e njohur Dhora Leka, Simon Gjoni apo Nikolla Zoraqi.

Nis sot Java Kulturore Hungareze. Në orën 17.00 do të çelet në galerinë e artit ‘Kalo’ në Tiranë ekspozita për poetin kombëtar të Hungarisë ‘Sandor Petofi: Rreth botës’. Ndërsa në orën 19.00 në shkollën ‘Servet Maçi’, salla ‘Avni Mula’  do të mbahet një koncert gala ku muzikantë të njohur si Kastriot Tusha e Josif Gjipali do të performojnë repertor shqiptaro-hungarez.

Përshtatur nga teksti i Herbert Ëells nga Fabio Pisano dhe me regji të Davide Iodice shfaqja “Vizita” e realizuar në bashkëpunim me teatrin “Migjeni” vijon edhe sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar, në skenën e ‘ArTurbinës’.

Migrimi i njerëzve për shkak të luftës vjen përmes ekspozitës fotografike unike të Enri Canaj “Kur era vajton luftën”. Imazhet e fiksuara nga  fotografi i njohur i agjencisë Magnum, presin vizitorët në galerinë 'NAAN' në Tiranë deri ne 24 nëntor.

Në orën 19.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan shfaqet produksioni i Teatrit Eksperimental “M’i gjeni këngët e rinisë”, e frymëzuar nga vepra e Migjenit dhe me regji të Ina Morinës.

Shfaqja “E kuqe e errët” e Teatrit Eksperimental me regji të Mariel Brahimllarit dhe e frymëzuar nga “Historia e njenës nga ato” e Migjenit, jetësohet sot në orën 18.00 në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

 

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?