Aktivitetet e kulturës në fundjavë/ Të gjitha rrugët të çojnë në Porto Palermo, Olen Cesari rikthen Festivalin! Studentët e ‘Arteve’ shfaqje tek ‘Eksperimentali’

8 Korrik 2023, 11:50| Përditesimi: 8 Korrik 2023, 12:23

  • Share

Në kuadër të Paktit për Universitetit, studentë të aktrimit në Fakultetin e Artit Skenik të udhëhequr nga aktori dhe pedagogu shfaqin sot në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental shfaqjen “Testamenti i ri” të Sacha Guitry, ku hyrja është e lirë.

Nisin nga sot në orën 10.30 në Porto Palermo, aktivitetet argëtuese dhe në mbrojtje të mjedisit që shoqërojnë edicionin e tretë të Festivalit muzikor të mbajtur nga violinisti Olen Cesari, i cili performon në orën 17.00 në Kalanë e Ali Pashës.

Shfaqet sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, shfaqja “Yjësit” e autorit Nick Payne me regji të Kriks Dumos.

Sot dhe nesër në orën 21 në Kalanë e Ali Pashës, në Pedonalen e qytetit dhe në qendrën kulturore “Mustafa Matoiti” mbahet eventi “Vjosa ime” në Tepelenë me një sërë aktivitetesh ku ndërthuret muzika, turizmi, trashëgimia dhe poezia me interpretimin e artistëve si Ndriçim Xhepa e Luiza Xhuvani.

Në Galerinë e Artit Tiranë është çelur ekspozita “Verë-23” që fton vizitorët të njihen me një pjesë të veprave të Fondit të saj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?