Aktivitetet e kulturës: Nis Java Amerikane! Arian Leka në COD! Nga Gazmend Leka tek Irena Buzi, Tirana me ekspozita

23 Tetor 2023, 16:27| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 17:09

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot e nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.Nis Java Kulturore Amerikane, me një forum të mbajtur paraditen e sotme nga Ministria e Kulturës dhe specialistë të huaj të angazhuar pranë UNESCO-s për Fuqizimin e Rrjetit Global të Failitorëve të Konventës së 2003-shit të UNESCO-s.

2.Nxënësit e gjimnazit “Partizani” takohen sot në orën 15.00 në Qendrën për Hapje e Dialog me studiuesin dhe shkrimtarin Arian Leka, në kuadër të aktivitetit “Lexojmë autorët tanë”.

3.Vijon deri në 9 dhjetor në Qendrën Kulturore të Artit Bashkëkohor ‘Harabel’ ekspozita ‘E gjithë drita që nuk mund të shohim’ e piktorit bashkëkohor Ali Oseku.

4.Ekspozita personale e piktorit Gazmend Leka “Abel”,  pret vizitorët në galerinë “Fab” deri në 31 tetor.

5.Instituti Italian i Kulturës organizon nesër në orën 18.00 në Shtëpinë e Evropës takimin e katërt të ciklit “Me fjalë të tjera”, me të ftuar shkrimtaren Anilda Ibrahimi.

6.Video, fotografi, performancë dhe instalacion, artistja Lori Lako trajton përvojën e depresionit në ekspozitën "Duke shkuar askund ngadalë" në galerinë "Bazament" në Tiranë, që qëndron e hapur deri në 31 tetor.

7.Nesër në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, cirku “Colorado” nga Dibra e Madhe do të performojë një sërë numrash argëtues dhe iluzione magjike.

8.Qëndron e hapur deri në 29 tetor në ‘Gallery 70” në Tiraë ekspozita “Në dialog me pikturën dhe qeramikën” që bën bashkë dy artistet Irena Buzi dhe Gabriela Schenke nga Gjermania.

9.79-vjetori i Çlirimit festohet nesër në Korçë. Në orën 9.30 mbahet parada e Bandës së Qytetit para teatrit “Andon Zako Çajupi”, që pasohet me një ceremony solemne dhe koncert festiv.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?