Aktivitetet e kulturës: Në Bibliotekën e Kamzës shkrimtarja Luna Al – Mousli! Gjollma dhe Rudi, tek ‘Migjeni’! Nesër në ‘Opera’, koncert in memoriam për Besim Zekthin

30 Tetor 2023, 12:34| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 12:45

  • Share

Në kuadër të Javës Kulturore Austriake prezantohet sot në orën 11.00 në Bibliotekën e Pallatit të Kulturës në Kamzë libri "Gjyshja, Zoti dhe Brinti, takim në dhomën e ndenjjes, ose unë dhe Bota Islami" në praninë autores Luna Al-Mousli. Ndërsa në orën 19.00 do të shfaqet në Teatrin Eksperimental kërcimi bashkëkohor "Parallell minds", si pjesë e festivalit "Albanian Dance Meeting".

Piktori Gazmend Leka zbret në kthinat e shpirtit njerëzor, ku gatuhet konflikti, dhe e shpalos përmes penelit perceptimin e tij, në këto kohë kur bota është e trazuar nga lufta. Ekspozita e tij personale "Abel" pret vizitorët deri në 31 dhjetor në galerinë 'FAB' në Tiranë.

Pianisti Marin Gjollma, mban sot në orën 19.00 në teatrin "Migjeni" në Shkodër koncertit "Kontrapunti, energjia e tingullit", i shoqëruar në flaut nga Elvis Rudi.

Ekspozita e veçantë e fotografitë të agjencisë Magnum Enri Canaj "When the Windes cries war", që shpalos migrimin e njerëzve për shkak të luftës, qëndron e hapur në galerinë 'NAAN' në Tiranë deri ne 24 nëntor.

Ekspozita që shoqëron Festivalin Ndërkombëtar të Artit të Grave "Frida" në edicionin e tij të parë, pret vizitorët në Galerinë e Artit Tiranë, deri në 25 nëntor.

Në kuadër të Tetorit të Librit nxënësit e gjimnazit “Andon Zako Çajupi interpretojnë sot në orën 15.00 në bibliotekën e Kryeministrisë fragmente nga veprat e Dritëro Agollit, Migjenit dhe At Gjergj Fishtës.

Në Opera mbahet nesër në orën 19.00 koncertin "Legjenda e valles shqipe, Besim Zekthi- Nder i Kombit", me pjesëmarrjen e Orkestrës së Teatrit, artistëve të Ansamblit si dhe grupit "Pleqtë e Krujës".

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?