Aktivitetet e kulturës: ‘Mbreti po vdes’, Armand Bora rikthen komedinë groteske pas 23 vitesh! Tek ‘Tulla’ austriakët ‘Duo So Sner’

28 Tetor 2023, 15:34| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 23:21

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.Në kuadër të Javës Kulturore të Austrisë shfaqet sot në orën 18.00 në Qendrën e Artit "Agimi" filmi dramatik "Liria e madhe" me regji të Sebastian Meise si pjesë e "Queer days marathon Tirana". Ndërsa në orën 21.00 në qendrën kulturore "Tulla" grupi "Duo So Sner"  me artistët Schneider dhe Gartmayer mbajnë një koncert.

2.Regjisori Armand Bora i rikthehet pas 23 vitesh komedisë groteske  “Mbreti po vdes” me autor Eugene Ionesco. Shfaqja mbahet sot dhe nesër në orën 19.00 në sallën ‘Black Box’ të Universitetit të Arteve.

3.Teatri i Kukullave vë në skenë këtë fundjavë shfaqjen "Roza dhe Fati". Legjenda e moçme e folklorit shqiptar  mbahet sot në orën 10.30 dhe 11.30  e përshtatur nga Erion Kame dhe me regji të Medi Murrës, në sallën 'Tonin Harapi' të Liceut Artistik.

4.Vajtimi i Shën Mërisë për të birin Krishtin, vjen sot në orën 20.00 në Teatrin e Operas përmes Koncerti Simfonik “Stabat mater dolorosa” të Gioaçhino Rossinit.

5.Dashuri e pamoshë, kundrejt varfërisë e ngërçeve sociale, mbahet sot e nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar shfaqja “Ëndrra ime, Rina" me autor Pëllumb Kullën dhe regji të Spiro Dunit.

6.Donika dhe Arturi në një histori dashurie mes sfidash e kujtimesh, shfaqja “Vazoja” me autore Fatbardha Zyberin dhe regji të Elona Hysenit vijon të interpretohet çdo mbrëmje në orën 19.00 deri në 29 tetor.

7.Premiera “Vizita” përshtatur nga vepra e autorit anglez Herbert Wells nga Fabio Pisano dhe me regji të Davide Iodice,  vijon të shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër.

8.Komedia “10 vjet martesë” me autor Alil Vardar dhe regji të Andia Xhungas vijon të shfaqet sot e nesër në orën 19.00 për tri net radhazi në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?