Aktivitetet kulturore këtë fundjavë: Trashëgima ‘Made in Albania’ në Vilën me Yll, festivali i Gjirokastrës ul siparin

1 Korrik 2023, 09:47| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 10:29

  • Share

Shfaqja “Të parët dhe të fundit” e Fondit të Teatrit për të Rinj me autor John Glasworthy dhe regji të Marius Dhramit mbahet sot dhe nesër në orën 20.00 në teatrin “Metropol”.

Në kuadër të Javës Kulturore Spanjolle mbahet sot në orën 19.30 në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik një koncert në kitarë nga artisti Jose Maria Gallardo.

Mbahet këtë të diel në orën 20.00 në teatrin “Bylis” në Fier shfaqja “Ëndrra ime Rina” me autor Pëllumb Kullën dhe regji të Spiro Dunit.

Nis sot në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë edicioni i 10-të i festivalit “Vox Baroque” i themeluar nga Jusuf Beshiri  me pjesëmarrjen e artistit Hugo Bolivar.

Mbahet këtë të diel në orën 19.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan komedia“Nuk paguajmë, nuk na e mban xhepi” me autor Dario Fo dhe regji të Anila Ballas.

Nga sot deri në 30 nëntor në kuadër të projektit “Made in Albania” ekspozohen në Vilën me Yll në Rrugën e Dibrës në Tiranë prodhime shqiptare të trashëgimisë sonë duke nisur nga periudha e Pavarësisë deri në ditët e sotme.

Në kuadër të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës që shënon sot ditën e fundit, shfaqjet pranë Xhamisë së Pazarit të qytetit filmi dokumentar “Festivali Folkloristik 1952” në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?