Aktivitetet e kulturës këtë fundjavë! 'Gjon Mili’ e ‘Shekspiri’, jazz dhe teatër në Korçë! Opera, shfaqje në ‘zemër’ të Shkodrës! Forca e grave, Piroli në Amfiteatër

15 Korrik 2023, 13:13| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 13:47

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni këtë fundjavë në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

5 personazhe gra që këndojnë, kërcejnë duke përshkuar stinët e jetës së tyre. Shfaqja “Tani keni sy për të parë” me regji të Klaudja Pirolit mbahet sot në orën 20.00 në Amfiteatrin e Durrësit, ndërsa të dielën në orën 20.00 në qendrën kulturore “Tulla”.

Mbahet sot në orën 20.00 në hollin e Universitetit të Arteve Koncerti përmbyllës i edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar “Woodwind” me përformancat e  6 instrumentistëve.

Vijon të shfaqet këtë fundjavë në orën 20.00 në qendrën e artit “Agimi” filmi “Xhepat” nga Robert Bresson.

Me përkthimin e Vedat Kokonës, përshtatje dhe regji të Dimitris Milonas “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit vihet sot dhe nesër në orën 19.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

Festivali “Gjon Mili” i dhuron Korçës këtë mbrëmje në orën 20.30 ritmet “Jazz&Bluzz” me performanca të artistëve vendas e të huaj që mbahen pranë Pazarit të Vjetër.

Në kujtim të arkivistit dhe studiuesit Pauli Pero mbahet sot në orën 19.30 pranë Muzeut Historik të Shkodrës ku punoi një mbrëmje përkujtimore me praninë e familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Në kuadër të nismës “Tinguj vere” të mbajtur nga Teatri i Operas dhe Baletit, këtë të diel në orën 20.00 në Pedonale artistë të përzgjedhur dhe Orkestra Simfonike e Teatrit i dhurojnë Shkodrës një mbrëmje magjike me  “Swing Jazz”.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?