Aktivitetet e kulturës/ Këngë e interpretim, poezia e Kadaresë në Torrën Veneciane! Cirku Kombëtar ndalet nesër në Velipojë

11 Korrik 2023, 12:23| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 10:10

  • Share

Mbahet sot në orën 21.00 në Torrën Veneciane në Durrës një mbrëmje artistike, me poezi nga Ismail Kadare dhe interpretim të artistëve më në zë si Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa. Tekste të shkrimtarit vijnë të kënduara nga Vikena Kamenica dhe shoqërohen me koreografinë e Joli Eleni Gjovrekut.

Në kuadër të Javëve Kulturore, Kinemaja Malazeze shfaq sot në orën 21.00 tek instalacioni “Reja” në Tiranë filmin kult “Përgjatë një nate” nga regjisori Nikola Vukčevic.

Tek Bunkeri në Tiranë, nga sot për katër ditë radhazi organizohen takime me temë “Kultura & Trashëgimia si Katalizator Bashkues “. Këtë mbrëmje në orën 20.00 të ftuarit Altin Çelmeta, Ardian Isufi dhe Elton Koritari  do të flasin rreth dokumentarit "Fraktura" që është shfaq në Spaç.

Cirku Kombëtar vijon shfaqjet përtej Tiranës në kuadër të sezonit veror “KultArt”. Këtë të mërkurë në orën 19.00 ndal në Velipojë me një larmishmëri numrash të përzgjedhur.

Mbahet nesër në orën 21.30 pranë instalacionit “Reja” në Tiranë edicioni i dytë i Festivalit Jazz&Blues

UNESCO mban të hapur deri në 15 gusht aplikimet për konkursin e fotografive “Youth in action” ku mund të marrin pjesë të rinj nga mosha 18 deri në 35 vjeç, me propozime që të kenë në fokus mjedisin, paqen, hapësirat publike dhe fuqizimin e të rinjve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?