Aktivitetet e kulturës: ‘Jazz & rock' në Opera! Në Bylis 'Miss Globe 2023'! 'Zyshë e dashur' me Luiza Xhuvanin në Elbasan

8 Nëntor 2023, 12:16| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 13:01

  • Share

Pesë studentë italian të konservatorit ‘Carlo Gesualdo da Venosa”, mbajnë sot në orën 20.00 në Teatrin e Operas, një koncert me muzikë ‘jazz’ dhe ‘rock’ të viteve ’70.

Pret vizitorët në galerinë “Fab” në Tiranë, ekspozita personale e piktorit Helidon Haliti “Faksimile”.

Instituti Italian i Kulturës shfaq sot në orën 21.15 në kinema ‘Millennium’ në Tiranë filmin “Shtatori”, fitues të çmimit “Davide di Donatello”, me regji të Giulia Louise Steigerëalt.

Ekspozita personale e artistit Bujar Luca “Të prekësh të padukshmen” qëndron e hapur në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 30 dhjetor.

Spektakli i bukurisë, “Miss Globe 2023” mbahet sot në orën 18.00 në teatrin “Bylis” në Fier, me pjesëmarrjen e këngëtarëve Edmond Macaku dhe Redon Makashi.

Vijon të shfaqet sot në orën 18.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan premiera “Zyshë e dashur” me regji të Aldi Hysotoçi, dhe pjesëmarrjen e veçantë të aktores Luiza Xhuvani.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?