Aktivitetet e kulturës: Java Hungareze, në Vlorë ekspozitë, teatër dhe kërcim! 'M’i gjeni kangët e rinis', Ina Morina me 'Migjenin' në Elbasan

3 Nëntor 2023, 12:43| Përditesimi: 4 Nëntor 2023, 15:32

  • Share

Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri mban sot në orën 18.00 një takim me pjesëmarrjen  aktores Ema Andrea dhe muzikantit Fatos Qerimaj, që do të performojnë poezitë e artistit Bujar Luca, në kuadër të çeljes së ekspozitës së tij personale “Të prekësh të padukshmen” që do të qëndrojë e hapur deri në 30 dhjetor.

Ventrilokuistja Arieta Dhimba mban sot në orën 19.00 në teatrin ‘Arturbina’ shfaqjen për të rritur “Kush foli’.

Nga sot, për tri ditë radhazi në orën 19.00 shfaqet në teatrin ‘Petro Marko’ në Vlorë komedia satirike “Dëshira e tretë” me autor Ferdinand Hysin dhe regji të Roland Mingës.

Java Kulturore Hungareze ndal sot me akvititete në Vlorë. Në orën 19.30 mbahet në teatrin “Petro Marko” ekspozita fotografike  dedikuar poetit kombëtar të Hungarisë Sandor Petofi dhe veprat e artistes hungareze Anna Konya. Më pas spektakli vazhdon me skena nga “Djemtë e rrugës Pal”, të Ferenc Molnar, si dhe performancën e ‘Kërcimit Petofi’ nga grupi hungarez “Szinvavolgyi”.

Vijon të shfaqet deri të dielën për çdo mbrëmje në orën 19.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan produksioni i Teatrit Eksperimental “M’i gjeni këngët e rinisë”, e frymëzuar nga vepra e Migjenit dhe me regji të Ina Morinës.

Shfaqja “E kuqe e errët” e Teatrit Eksperimental me regji të Mariel Brahimllarit dhe e frymëzuar nga “Historia e njenës nga ato” e Migjenit, mbahet sot e nesër në orën 18.00 në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?