Aktivitetet e kulturës: Dramaturgjia shqiptare ‘flet’ anglisht, sot në Metropol me Armand Borën! Arkeologjia Shqiptare 75-vjet, me Akademitë e Shqipërisë e të Kosovës

9 Nëntor 2023, 10:49| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 21:06

  • Share

Dramaturgjia shqiptare përcillet nga sot në orën 19.00 në teatrin “Metropol” në gjuhën angleze, përmes shfaqjes “Ata hyjnë pa trokitur”, me autor e regjisor Armand Borën.

Në kuadër të zgjerimit të ofertës akademike ,Universiteti i Arteve organizon sot në orën 17.00 në lektoriumin "Tonin Harapi" seminar për produksionin muzikor me inxhinierin e tingullit dhe pedagogun italian Enrico Sesselego. Ndërsa në orën 18.30  në Sallën "Cesk Zadeja", artisti Francesco Ciminiello mban një koncert-leksion për instrumentat e perkusionit.

Mbahet sot prej orës 9.30 në Ministrinë e Kulturës, një sesion trajnimi me temë "Shkrimi i Projekt Propozimeve – Ngritje të kapaciteteve dhe udhëzime praktike" për artistë, profesionistë të kulturës dhe të medias në vend.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit promovon sot në orën 11.00 krijimtarinë e dy autorëve të rinj të diasporës në Itali, Betina Hamzajn dhe Endri Qenanajn.

Akademitë e Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës vijojnë sot prej orës 9.00 konferencën shkencore “Arkeologjia shqiptare në 75—vjetorin e krijimit të saj: Arritje, risi dhe perspektiva”.

Vijon të shfaqet ccdo mbrëmje në orën 18.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan premiera “Zyshë e dashur” me regji të Aldi Hysotoçi, dhe pjesëmarrjen e veçantë të aktores Luiza Xhuvani.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?