Aktivitetet e kulturës: Ansambli Tirana, sot me këngë e valle ‘N’konak’! Muzikë elektronike në Opera! Canaj në galerinë ‘NAAN’!

1 Nëntor 2023, 11:29| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 12:55

  • Share

Nga jugu në veri të Shqipërisë, Ansambli Tirana sjell traditën shqiptare përmes këngëve e valleve të përzgjedhura, në kuadër të 'Metrofest'. Sot në orën 19.00 në Teatrin Metropol mbahet shfaqja 'N'konak'.

Në kuadër të projektit muzikor “E mërkura në Jazz”, 4 artistë italianë performojnë sot në orën 20.00 muzikë elektronike në Teatrin e Operas në koncertin “Elektra”.

Përshtatur nga teksti i Herbert Wells nga Fabio Pisano dhe me regji të Davide Iodice shfaqja “Vizita” mbahet sot dhe nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar, në skenën e ‘ArTurbinës’.

Ekspozita e veçantë e fotografitë të agjencisë Magnum Enri Canaj "When the Windes cries War", që shpalos migrimin e njerëzve për shkak të luftës, qëndron e hapur në galerinë 'NAAN' në Tiranë deri ne 24 nëntor.

Me piktura e skulptura, qëndron e hapur deri në 6 nëntor në qendrën kulturore “Tulla” ekspozita “Visual Art Lab”, me punime të fëmijëve të talentuar të udhëhequr nga artistja Dardane Hadri.

Nga sot në orën 19.00 për 5 ditë radhazi mbahet në teatrin “Skampa” në Elbasan shfaqja “M’i gjeni këngët e rinisë”, e frymëzuar nga vepra e Migjenit dhe me regji të Ina Morinës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?