Aktivitetet e kulturës: ‘Albania Dance Meeting’, ‘The (Lo)ast Jew’ në Metropol! Java Kulturore, Kori Hungarez me koncert, aktivitete dhe në Korçë!

5 Nëntor 2023, 12:13| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 13:59

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

“Albania Dance Meeting” vijon sot në orën 19.00 në Teatrin Metropol me shfaqjen “The (Lo)ast Jew” me koreografi të Simone Liguori nga Compania Danza.

U mbajt sot në orën 10.30 dhe 11.30 në Teatrin e Kukullave në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik shfaqja “Tre derrkuçët” me regji të Paolo Comentale.

Në kuadër të Javës Kulturore, prej orës 12.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit do të mbahet një simpozium i drejtuar nga gazetari Aleksandër Çipa ku do të flitet për pikëtakimet mes Shqipërisë dhe Hungarisë. Ndërsa në orën 19.30 pranë liceut “Jordan Misja” Kori Hungarez do të sjellë muzikë të përzgjedhur.

Në orën 17.00 zhvendoset në teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ në Korçë, ekspozita fotografike  dedikuar poetit kombëtar të Hungarisë Sandor Petofi dhe veprat e artistes hungareze Anna Konya.

Do të shfaqet edhe sot në orën 19.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan produksioni i Teatrit Eksperimental “M’i gjeni këngët e rinisë”, i frymëzuar nga vepra e Migjenit dhe me regji të Ina Morinës.

Komedia satirike “Dëshira e tretë” me autor Ferdinand Hysin dhe regji të Roland Mingës jetësohet sot në orën 19.00 në teatrin ‘Petro Marko’ në Vlorë.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?