Bota

Aktivistë dhe familjarë të George Floyd marshojnë në një vjetorin e vdekjes së tij (VIDEO)

24 Maj 2021, 11:56| Përditesimi: 24 Maj 2021, 15:14

  • Share

Një vit pas George Floyd u vra në mënyrë brutale nga ish-oficeri i policisë Derek Chauvin, të dielën, anëtarët e familjes së Floyd dhe të tjerë qytetarë që humbën të dashurit e tyre pas përplasjeve me policinë, u bashkuan me aktivistë në Minneapolis në marshimin e organizuar në kujtim të tij.

Qindra njerëz u mblodhën për tubimin përpara gjykatës në qendër të Minneapolis, shumë prej të cilëve mbanin në duar fotografi të Floyd, të Philando Castile dhe burrave të tjerë me ngjyrë të vrarë nga policia vitin e fundit.

“Ka qenë një vit i gjatë. Ka qenë një vit i dhimbshëm. Ka qenë shumë zhgënjyese për mua dhe familjen time që jeta jonë të ndryshojë sa hap e mbyll sytë. Ende nuk e di pse”, tha motra e Floyd, Bridgett.

E marta shënon një vit që kur Floyd vdiq, pasi ish-oficeri i policisë së Minneapolis Derek Chauvin mbajti gjurin në qafën e tij, veprim i cili i ndaloi frymëmarrjen.

Ndërkohë familjarët e Floyd kanë hapur edhe fondacionin “Memorial George Floyd”, një organizatë jofitimprurëse për të ndihmuar në luftimin e pabarazive racore.

Vrasja e George Floydit një vit më parë në duar e policisë u bë shkak për protestave masive në vend.

Reagimi u shtri edhe në zyrat e korporatave, të cilat në shenjë solidariteti, dhuruan miliona dollarë në fonde për të mbështetur kauzat për drejtësi racore. Në fushën e sportit, komisioneri i futbollit profesionist amerikan u kërkoi falje lojtarëve që nuk i kishte dëgjuar më parë shqetësimet e tyre në lidhje me racizmin dhe tregoi se kishte një fond prej 250 milionë dollarësh për të trajtuar këtë çështje gjatë dekadës së ardhshme. Kompania e shitjeve me pakicë Walmart, u zotua të dhurojë 100 milionë dollarë për pesë vjet për të luftuar racizmin sistemik. Ndërkohë që kompania e pijeve freskuese Pepsi, hoqi nga qarkullimi një produkt 132 vjeçar të saj, logoja e së cilit kishte imazhin e një gruaje afro-amerikane dhe u angazhua në një iniciativë pesë-vjeçare prej 400 milionë dollarësh për luftën ndaj racizmit.

Pas dënimit të oficerit të policisë për vrasjen e Floyd, në vend demokratët në Kongres miratuan Aktin e Drejtësisë në Fushën e Zbatimit të Ligjit të cilit i vunë emrin e George Floydit, megjithatë ai s’ka arritur ende të kalojë në Senat. Projektligji synon të kufizojë imunitetin që gëzojnë oficerët e policisë ndaj padive civile si dhe krijimin e një regjistri kombëtar të shkeljeve të kryera nga ana policisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?