Akti normativ: Fondi rezervë i buxhetit rritet gati 10 herë...Shkurtohen me 5.5 mld lekë shpenzimet e pushtetit qendror

16 Prill 2020, 11:48| Përditesimi: 16 Prill 2020, 13:49

  • Share

Brenda pak javësh, qeveria ndryshon sërish shifrat e buxhetit të shtetit për vitin në vazhdim. Me një Akt Normativ, që ka fuqinë e ligjit, por duhet të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë, është vendosur një rritje e konsiderueshme e fondit rezervë që mund të përdoret për të përballuar pasojat civile dhe financiare të pandemisë së coronavirusit.

Akti Normativ i miratuar ditën e mërkurë, rrit tavanin e borxhit publik me 14.9 miliardë lekë (116 milionë euro) ose me 1 për qind në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit. Ndërkohë, pritet që të merren edhe 500 milionë euro të tjera nëpërmjet eurobondit të planifikuar më herët, kurse 174 milionë euro do të jepen në formë huaje të butë nga FMN përmes aktivizimit të Instrumentit të Shpejtë të Financimit (RFI). Nga ana tjetër, me anë të letrave me vlerë me afat dyvjeçar maturimi, Financat kanë siguruar brenda vendit edhe 100 milionë euro të tjera.

Me ndryshimet e fundit, Fondi Rezervë gati dhjetëfishohet, duke kaluar në 16.2 miliardë lekë, nga 1.7 miliardë lekë që ishte planifikuar në ligjin e buxhetit 2020. Pjesa më e madhe do të shkojë për financimin e paketës sociale anti-Covid.

Shpenzimet e qeverisë qendrore do të shkurtohen gjithashtu me rreth 5.5 miliardë lekë.

Qeveria mendon të mos ndryshojë shifrën e të ardhurave buxhetore në total, megjithëse që në muajin mars vihet re një rënie drastike e tyre. Në buxhet parashikohen të arkëtohen 490 miliardë lekë, por këto shifra janë bazuar në rezultatin e vitit 2019, madje me rritje ndaj tij.

Si do të përdoret fondi rezervë

1.7 miliardë lekë për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme

13.5 miliardë lekë si kontingjencë për paketën sociale anti-Covid-19

1 miliard lekë për emergjenca të tjera në kuadër të masave anti-Covid 19

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?