Aksioni i ujit,Rama:Ja ndryshimi
nga ai i energjisë, paguani

8 Nëntor 2017, 13:12| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për të gjithë qytetarët shqiptarë, që të fillojnë të paguajnë ujin e pijshëm, pasi do penalizohen. Ndryshe nga aksioni i energjisë elektrike, Rama tha se nuk do të kërkohet asnjë borxh i mëparshëm, por vetëm që qytetarët të fillojnë të paguajnë tani e tutje.

“Nuk është barsaletë elektorale, por fakt. Nëse shikojmë sa para janë financuar nga 1991 për ndërtim apo rindërtim ujësjellësish, me ato para ujësjellësit mund të ishin bërë dy herë, nuk mjafton të investosh, të ndërtosh e rindërtosh ujësjellës. Duhet cilësi në investime, që dhe këtu e enjëjta problematik është ajo e projekteve të papërgjegjshme. Gjithashtu, administrimi, ujësjellësit nuk janë zyra punësimi për militantët e partive që nuk kanë shkollë. Ato janë ndërmarrje, kompani, që nuk kanë funksionuar në pjesën më të madhe të tyre, përjashtuar dy-tre raste. Kanë funksionuar si parazitë, që kanë thithur gjakun e këtij vendi pa fund, sepse uji është gjaku, dhe kanë ngarkuar buxhetin e shtetit me borxhe në mënyrë të tmerrshme. Që të kemi ujë në të gjithë territorin dhe që Shqipëria mos jetë vendi qesharak, duhet që këto investime t’i bëjmë si duhet dhe t’i mbrojmë si duhet. Më shumë se gjysma e popullit e paguan çdo litër ujë, pjesa tjetër e vjedh. Te uji e fillojmë aksionin me 70% humbje, katastrofë. Me burimet ujore që ka Shqipëria na mjafton 1% e ujit që na ka dhënë Zoti për të furnizuar me ujë gjithë vendin. Ne ujin e kemi hall se na përmbyt dhe e kemi hall se na mungon, kjo vetëm për mendje. Izraeli që s’ka pikë uji ka kompaninë më ekselence në botë dhe siguron ujë për çdo bimë. Nuk do kërkojmë asnjë borxh mbrapsht për qytetarët, siç bëmë me qeverinë, do kërkojmë vetëm të fillojnë të paguajnë. Kush nuk do fillojë të paguajë, do penalizohet”, tha Rama.

Gjatë takimit me biznesin, ku po konsultohet për buxhetin e vitit 2017, kryeministri Edi Rama foli dhe për debatin e hapur ditët e fundit, pas paralajmërimin se do të mbyllë puset e paligjshme, duke thënë se është krijuar një konfuzion.

Rama iu kërkon të gjithë qytetarëve të shkojnë në Itali dhe të provojnë nëse mund të shpojnë tokën për të nxjerrë uji, pasi para se t’iu dalë uji, do shkojnë të japin llogari për atë që bënë.

“Për sa i përket puseve, është krijuar një konfuzion, që ka një arsye themelore, moskuptimin. Njerëzit thonë ‘ç’të duhet ty me ujin që e nxjerr vet’. Shko provo të nxjerrësh ujë vetë në Itali dhe na lajmëro nëse do dalë para uji nga vrima apo do ngrihesh ti zbukthi të japësh llogari. Ujin e kujt po merr, të gjyshit? Është pasuri kombëtare. Nuk mund të shposh ku do ti. S’do ketë pagesë për ata që s’kanë ujë në shtëpi. Do marrim masa për ofertat e papërgjegjshme, s’do jemi prej e ofertave që vijnë me papërgjegjshmëri me ulje 40%, nga kompani fantazmë”, tha Rama.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?