Jo varreza makinash anash rrugëve kryesore, aksioni i IKMT në Elbasan e Qafë Thanë

26 Shkurt, 09:18| Përditesimi: 26 Shkurt, 09:50

  • Share

Aksioni për pastrimin e zhvendosjen e pikave që grumbullojnë mjete të përdorura po vijon edhe në aksin nga Elbasani në Qafë Thanë.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndoqi nga afër këtë aksion, së bashku me drejtuesin vendor të IKMT-së dhe Policisë së Elbasanit.

Ata u ndalën në biznesin e një qytetari, që ushtron këtë aktivitetin në anë të rrugës Elbasan-Librazhd.  

"Ligji nuk lejon vendgrumbullimin e mjeteve të përdorura, pjesë këmbimi apo mjete jashtë përdorimit, kështu që në këtë aspekt duhet marrë masa", deklaroi Balla.

Pronari i biznesit, Resmiu, tha se ishte informuar nga IKMT dhe po vazhdojnë punën për zhvendosjen e mjeteve.

"Jemi në monitorim të gjithë akseve rrugore të rëndësishme, në kuadër të masave për sezonin turistik që po afron, po largojmë mjetet e përdorura e të demoluara për skrap. Po ecim me ritme të kënaqshme, pasi dhe vetë bizneset e kanë bashkëpunimin dhe jemi mirëkuptuar me ta. Mjetet do largohen në kohë nga akset kombëtare", u shpreh drejtori rajonal i IKMT-së, Elbasan.

Faza e parë e gjithë procesit është evidentimi e njoftimi i pronarëve të pikave dhe spostimi i mjeteve nga vetë subjektet. 

Urdhër-inspektimet po vijojnë në gjithë aksin Elbasan - Qafë Thanë, me lokalizimin e njoftimin e çdo subjekti, për të pastruar çdo mbetje të dukshme që qëndrojnë në aksin kryesor e dytësor duke dëmtuar imazhin e tyre.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LANI: 26/02/2024 14:30

    BALLA TE VIJ KE RRUGA E PRUSHIT NE VAQARR, SE POLICET I KA KE KAFJA

    Përgjigju
  • Besi: 26/02/2024 12:43

    duhet subvencionim ne masen e takses se importimit te makinave euro 4 per cdo perdorues makine te vjeter e dorezuar me dokumentacion te rregullt ne koncesionet e licensuara ne zonat e lira ekonomike, duke punesuar profesioniste per cmontimin dhe demontimin e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?