Aksioni humanitar me ushqime e ilaçe, 11 500 familje ndihmohen çdo ditë në Tiranë

7 Prill 2020, 18:20| Përditesimi: 7 Prill 2020, 18:57

  • Share

Aksioni humanitar për të ndihmuar familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar me pako ushqimore, medikamente dhe shërbime të tjera vijon çdo ditë. Vullnetarët e Bashkisë së Tiranës kanë shkuar derë më derë për t'u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar, me paketa ushqimore.

Në ditë ndihmohen 11 500 familje dhe këtë e bëri të ditur vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ishte i pranishëm në ndarjen e ndihmave ushqimore në disa familje në njësinë nr. 6.

Bashkia e Tiranës ka ngritur grupe pune në të gjithë territorin dhe bashkë me ndërlidhësit dhe kryepleqtë po evidentojnë dhe shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?