Foto ilustruese

Aksion si në filma në Greqi! I mituri i shoqëruar nga 2 persona nuk i bindet urdhrit të policisë! U kap me drogë në makinë

29 Gusht 2022, 07:57| Përditesimi: 29 Gusht 2022, 08:03

  • Share

Tre persona, mes tyre një i mitur janë arrestuar nga policia greke pas një aksioni si në filma. I mituri, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë nuk iu bindën urdhrit të policisë greke për të ndaluar në Kostur.

Makina tip ‘Mercedes Benz ML’ që drejtohej nga i mituri eci me shpejtësi, u fut në sensin e kundërt dhe përplasi 2 makina të policisë duke rrezikuar jetën e efektivëve. Menjëherë u vunë në lëvizje forca të shumta policie dhe arritën të ndalojnë automjetin.  

Në drejtim është gjetur i mituri dhe dy pasagjerë, një grua 41-vjeçare dhe një mashkull 49 vjeç. Ky i fundit rezulton person në kërkim në Greqi nga Prokuroria e Patrës dhe ajo e Athinës.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 21 pako me 31 kg marijuanë, të cilat ishin ngarkuar në kufirin e gjelbër. Janë sekuestruar edhe 3 celularë me 5 karta SIM. Nga kontrolli i mjetit rezultoi se targat i përkisnin një automjeti tjetër.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?