Benet Beci

Aksion për heqjen e kioskave dhe pastrimin në Shkodër, Rama: Një qytet i pastër, siç i ka hije! Mbështesim Benetin

14 Shtator 2023, 11:34| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 11:42

  • Share

Në Shkodër ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna në vite si dhe për pastrimin nga mbetjet.

Mëngjesin e sotëm Kryeministri Rama, përmes një videoje të postuar në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim pasi sipas tij Shkodrës i ka hije të jetë më e pastër.

Rama ka publikuar pamje nga puna e përditshme e punonjësve të Bashkisë Shkodër dhe policisë bashkiake për largimin e kioskave.

“Thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim për një Shkodër më të pastër siç i ka hije, në mbështetje edhe të Bashkisë dhe Benetit, që me përkushtim të admirueshëm po punon çdo ditë për heqjen e kioskave e spostimin e shitësve ambulant vend e pa vend”, shkruan Rama.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/09/2023 03:25

    Kioskat hiqini,por mos i zevendesoni me beton e kulla sic bene Tirana e Durresi.

    Përgjigju
  • Bardi: 14/09/2023 13:01

    Vetem kete mos e mendo?Shkodra do behet ashtu sic e meriton,ndryshimi do jete i madhe dhe Shkodranet do shprehen qe paskemi gabuar ne humbje kohe.

    Përgjigju
  • Berti: 14/09/2023 12:28

    Shiko njehere cfare behet ne Elbasan. Nuk ngeli trotuar a lulishte pa u mbuluar me kioska-kafe. Modeli i vetem i zhvillimit qe ofron Llazi bashkise eshte ngrenia e farave ne kafene. Edhe oborret e shkollave nuk po kursehen me.Ne shkollen Qamil Guranjaku duhet ta cosh femijen me dron se trotuarin e perpiu kafeneja .

    Përgjigju
  • joker: 14/09/2023 12:07

    pas nje muaji do hape kioskat e robve tvet, shame shit everyday ne kete vend. ska per te ndryshuar kurre , po na e vrasin shpresen perdit

    Përgjigju
    • Ben: 14/09/2023 13:17

      qaj ik se me mire do behet vec mos ha fara se fillo e kendo si gushkuq edhe ti ne X

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?