Foto nga bllokimet

Aksion kundër informalitetit, Hetimi Tatimor bllokon 25 biznese të paregjistruara dhe pa NIPT në Kamëz  

17 Qershor 2022, 14:29| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 19:38

  • Share

Berberë, servis makinash, kopshte, markete, konfeksione, sallone bukurie kanë qenë disa prej 25 bizneseve që janë bllokuar nga administrata tatimore në një aksion kundër informalitetit. Aksioni është zhvilluar nё zbatim tё planit tё gjerё operacional pёr luftёn kundër Informalitetit. Nga inspektimi rezulton se 25 subjekte, të pozicionuara në territorin e Bashkisë Kamëz ushtrojnë aktivitetin e tyre të paregjistruar në organin tatimor. Në kundërshtim të plotë me legjislacionin tatimor në fuqi, ndaj tatimpaguesve është marrë masa e bllokimit të aktivitetit me shirita.

Përmes një njoftimi administrata tatimore sqaron se gjithsej janë kryer mbi 60 kontrolle verifikimi, nga të cilët 25 individë, ushtronin aktivitet të paregjistruar në organet tatimore, 12 subjekte, që edhe pse ishin në listën e denoncuar nga Bashkia Kamëz për parregullsi, nga verifikimet rezultoi se ishin të regjistruara me NIPT dhe 2 subjekte që ishin me aktivitet të pezulluar, u riaktivizuan nga Administata Tatimore konform legjislacionit në fuqi.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?