Aksion ‘blic’ në Vlorë, Policia dhe Forcat Shqiponja kontrolle në rrugët kryesore, në fokus eksponentë të krimit të organizuar

1 Shtator 2023, 19:25| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 22:34

  • Share

VLORË- Një aksion po zhvillohet nga Policia e Vlorës dhe forcat Shqiponja. Mësohet se po ushtrohen kontrolle në disa akse të qytetit të Vlorës.

Qëllimi i kontrolleve është që të goditen persona që mbajnë armë pa leje apo armë të ftohta dhe personat në kërkim. Në 'sitë' janë mjetet luksoze dhe ato me xhama të zi. 

Efektivët janë pozicionuar në rrugët kryesore të qytetit, si edhe në rrugën e unazës së madhe. Ende nuk dihet nëse ka të shoqëruar, ndërsa policia ka ngritur disa pika kontrolli në qytet. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?