Aksion anti-kanabis me helikopter në Vlorë, gjenden mbi 300 rrënjë kanabis në Selenicë

19 Maj 2022, 12:33| Përditesimi: 19 Maj 2022, 18:01

  • Share

Një aksion anti-kanabis është zhvilluar në Vlorë. Deri tani janë gjendur mbi 300 rrënjë kanabis në Selenicë, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona, për t’i marrë në pyetje. 

Për të kryer kontrollet, forcat e policisë kanë zhvilluar operacionin edhe me monitorim nga ajri, ku kanë perdorur një helikopter, siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv

Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm nga efektivë të policisë së Vlorës, ndërsa pritet që policia zbardhë më tepër detaje në lidhje me personat e përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?