Kamufloheshin si turistë dhe trafikonin kanabis drejt Greqisë me kampera, policia e Vlorës prangos 4 rumunë! Sekuestrohen 260 kg kanabis, 5 shqiptarë në kërkim (VIDEO)

13 Mars 2023, 18:47| Përditesimi: 13 Mars 2023, 20:07

  • Share

Katër shtetas rumunë janë arrestuar nga policia e Vlorës dhe 5 shqiptarë janë shpallur në kërkim pas megaoperacionit ‘Camper’ ku u sekuestruan 260 kilogramë kanabis me destinacion Greqinë. Në pranga kanë rënë rumunët, Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru.

Këta të fundit punonin për llogari të trafikantëve shqiptarë të cilët janë shpallur në kërkim. Ndërkohë janë sekuestruar edhe 2 automjetet ‘kamper’ me targa rumune që ishin përshtatur për transportimin e lëndës narkotike.

Rumunët, kamufloheshin si turistë dhe merrnin me qera automjete luksoze ‘kamper’ të cilat më pas i përdornin për transportin e drogës drejt territorit grek.

Ndërkohë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij operacioni, si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të bashkautorëve të tjerë shqiptarë të shpallur në kërkim, identitetet e të cilëve nuk zbulohen për arsye të hetimit.

Ora 18:54
Kamufloheshin si turistë, zbardhet skema e trafikimit të drogës nga grupi shqiptaro-rumun

 

4 rumunët e arrestuar sot nga operacioni i policisë së Vlorë punonin për llogari të trafikantëve shqiptarë. Ata hiqeshin si turistë dhe duke marrë kampera luksozë dhe kryenin trafikimin e lëndës narkotike në drejtim të Greqisë por edhe më tej.

Ora 18:51
Policia e Vlorës sekuestron 260 kg kanabis! Arrestohen 4 rumunë, droga kishte destinacion Greqinë

 

Policia e Vlorës ka njoftuar realizimin e një megaoperacioni gjatë ditës së sotme, ku janë arrestuar 4 rumunë të cilët po tentonin të transportonin 260 kg kanabis drejt Greqisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?