Aksion antidrogë gjatë natës në disa fshatra të Beratit, kontrolle në sera dhe bare

29 Tetor 2023, 11:09| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 14:53

  • Share

Një aksion anti-drogë është zhvilluar gjatë natën në disa fshatra të Beratit, ku janë kryer kontrolle në sera, njësi shërbimi e bare.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat mësohet se e ka shtrirë aksionin në fshatrat Samaricë, Drenovicë e Pobrat, fshatra të ish/njësisë administrative Kutalli në Dimal.

Aksioni ku u bënë bashkë forcat operacionale, forcat Shqiponja, efektivë të sektorit të antidrogës e krimit në DVP-në Berat, sipas burimeve-kishte si qëllim goditjen e kultivimit e shitjes së lëndëve narkotike.

Duke qënë se këtë vit në zonat Pobrat, Samaticë e Rërëz janë gjetur e asgjësuar sera me kanabis, shtëpi bari dhe shumë kilogramë drogë, mësohet se aksioni është përqëndruar në sera, njësi tregtimi e bare.

Kujtojmë se më 10 nëntor në Kutalli të Beratit policia zbuloi një fermë kanabisi, ku thahej lënda narkotike. Gjatë operacionit u sekuestrua rreth 875 kg kanabis i tharë, ndërsa u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra të cilat ishin punësuar për të pastruar lëndën narkotike.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?