Aksident me vdekje në Fier/ Makina përplaset me motoçikletën, vdes motoristi (VIDEO)

12 Dhjetor 2020, 15:13| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 15:56

  • Share

Një aksident me vdekje ka ndodhur në këto momente në Fier në aksin rrugor Fier-Fermë, në vendin e quajtur “Kalçeto”.

Një makinë "Benz" dhe një motoçikletë janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka gjetur vdekjen motoristi.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

"Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Fermë, në vendin e quajtur “Kalçeto”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Fier,  duke drejtuar mjetin tip "Benz" është përplasur me një motorçikletë tip “Lifan” me drejtues shtetasin R. T., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit tip "Benz" është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  ngjarjes", thotë policia.

 Motoçikleta e aksidentuar

Furgoni me të cilin u përplas motoçikleta

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?