Aksidenton policin e burgut të Peqinit, policia ndalon Bledar Muçën mikun e familjes 'Çapja'

3 Maj 2020, 10:55| Përditesimi: 3 Maj 2020, 13:03

  • Share

ELBASAN- Bledar Muça, një emër jo pak i njohur në Elbasan është arrestuar ditën e djeshme nga policia e këtij qyteti, pasi teksa drejtonte automjetin e tij është përfshirë në një aksident të rëndë me pasojë, plagosjen e rëndë. Mësohet se i dëmtuari është një efektiv i policisë së burgjeve, i cili ndodhej duke udhëtuar me motor, kur është goditur me makinën, që drejtohet nga Bledar Muça.

Burimet nga policia thanë se efektivi i policisë quhet Hekuran Pisha, dhe momentalisht ndodhet i shtruar në spital. Për këtë ngjarje është ndaluar dhe shoqëruar në policinë e Elbasanit, Bledar Muça. Muça, është një emër jo pak i njohur për policinë e shtetit, pasi është arrestuar disa herë për ngjarje të rëndë dhe snërisht është liruar nga gjykata.

Muça, është personi që u dënua me 2 vite burgim nga gjykata e Elbasanit për goditjen me armë të dy efektivëve të Grupit të Operacioneve Speciale në Policisë e Shtetit, goditje kjo që është kryer gjatë detyrës së tyre, teksa po mbanin në vëzhgim situatën në lagjen e Çapjave në Elbasan. Muça, është pjesë e këtij grupi në këtë qytet dhe konsiderohet si miku i familjes “Çapja”.

Bledar Muça gjatë përplasjes me dy agjentë të policisë në vitin 2016 në Elbasan

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arti: 04/05/2020 10:33

    e ka shtyp me dashje , ka pas koflikye kur ka qene ne burg ne bradashesh, policia te hetoi dhe te pyesi koleget e ketij policit te shkrete dhe te mari info mire , po na i paraqisi çeshtjet gjithmon si aksidente apo rastesi.

    Përgjigju
  • Www: 03/05/2020 14:56

    E njejta skene me shqiptarin qe asgjesuan ne Amerike policia

    Përgjigju
  • Polici: 03/05/2020 14:41

    2 vite burg per goditjen e policeve te shtetit? Nder kohe per armbajtje pa leje me duket se osht 6-7 vite burg , bravo gjykates miliardera.

    Përgjigju
  • Kafsha: 03/05/2020 14:22

    Prandaj shume e veshtire të behete Shqiperia sepse shteti ka frike kriminelet!

    Përgjigju
  • Shqiperia qe duam: 03/05/2020 13:24

    Hajt se pagun ca euro gjykata e prokuror dhe del prap

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 03/05/2020 13:03

    Policet e partise e bejne punen me frike ndaj gangstereve te partise ne pushtet. Dihet kjo. I shkreti polic te shterngoj dhembet,te duroj dhimbjet,te shkoj gjalle ne shtepi dhe ti kanoset ndonje hallexhiu e ka kryer detyren e partise. Partia mbi te gjitha!

    Përgjigju
    • loni: 03/05/2020 14:48

      me frike pa frike policet, i leshon gjykata e partise saliut pse te rrezikojne policet kur gjyqtari fut leket ne xhep dhe i nxjerr prape duke lene policine zbuluar apo pse ti hyjme kesaj cna duhet

  • greta: 03/05/2020 12:53

    Po nuk i asgjesuat keto kriminel kurr nuk do behet ky vend.Me dy vite burg nuk zgjidhet ceshtja e kriminalitetit sidomos kur rrezikohet jeta e policise se shtetit.

    Përgjigju
  • Shaban: 03/05/2020 12:16

    ai qelloi 2 police me pistolete dhe i dhane 2 vjet burg. Per aksident me makine ikje nga vendngjarja do i japin ndonje lek se burg jo e jo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?