Foto ilustruese

Aksidentoi 3 të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet pas 8 ditësh i riu në Kukës

10 Janar 2022, 18:07| Përditesimi: 10 Janar 2022, 18:16

  • Share

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi më datë 2 janar ka aksidentuar tre të mitur dhe është larguar nga vendngjarja. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të spitalit të Kukësit pak ditë më parë.

Shoferi 23-vjeçar teksa drejtonte një mjet pa targa, ka humbur kontrollin duke përplasur të miturit dhe më pas u largua nga vendngjarja. Të plagosurit janë përkatësisht 12, 16 dhe 17 vjeç.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë
Aksidentoi tre shtetas të mitur, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit, i shpallur në kërkim nga DVP Kukës. Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 23 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit", pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç,  dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?